dvv international in South East Europe
 
 
Fillimi Njoftime UIL ofron bursa të CONFINTEA-s
UIL ofron bursa të CONFINTEA-s
10 Maj 2011

Për të mbështetur implementimin e angazhimeve që janë bërë në CONFINTEA VI, Instituti i UNESCO-s për mësim gjatë gjithë jetës (UIL) ofron bursa për stafin kyç të vendeve anëtare. Pjesëmarrësit duhet të jenë zyrtarë të qeverisë dhe specialistë të lartë në arsimin për të rritur.

 

Si detyrë, atyre do t’u kërkohet të përpilojnë një propozim draft për një kornizë politike dhe strategjike që do të shpie (mundësisht pas një procesi kombëtar të gjatë të konsultimit) deri te operacionalizimi i Kornizës Belem për veprim në vendet e tyre përkatëse. 

 

Bursat vlejnë për një periudhë nga dy javë deri më dy muaj. UIL ofron një vend të punës me rrjet dhe të pajisur komplet si dhe resurset e qendrës së vetme të dokumentacionit dhe librari. Me 63.000 libra, dokumente, materiale nga mediat e pashtypura dhe gazeta për arsimin për të rritur, shkrim-leximin, arsimin joformal dhe mësimin gjatë gjithë jetës, ai është koleksioni më gjithëpërfshirës i llojit të tij në botë. Duke filluar nga viti 1952 nga Instituti i Unesco-s për arsim, këtu përfshihen materiale në gjuhë angleze (rreth 60% të kolekcionit) si dhe botime në gjuhë gjermane, frenge, spanjole, dhe në gjuhë të tjera.

 

Qëllimi i përgjithshëm i bursave është  të përforcojnë kapacitetin e vendeve anëtare në implementimin e Kornizës Belem për veprim në nivel vendor duke përgatitur një propozim draft për kornizën kombëtare për politikë dhe strategji.

 

Objektivat kryesore janë: të mbështetet analiza e politikës dhe përpilimi i politikave në vendet anëtare, të rritet përkrahja për arsimin për të rritur në vendet anëtare pjesëmarrëse dhe të përforcohet bashkëpunimi mes palëve të interesuara në arsimin për të rritur në nivel vendor..

 

Rezultatet e pritura: Përmes programit të bursave, ekspertët më të lartë nga vendet anëtare do të zhvillojnë kapacitetin e tyre në analizë të politikës dhe në përpilimin, planifikimin dhe implementimin e programeve për arsim për të rritur. Nga secili do të kërkohet të përgatisë një propozim draft për kornizë kombëtare për politikë dhe strategji për të vazhduar Kornizën Belem për veprim

 

Pjesëmarrësit: Pjesëmarrësit do të zgjidhen në bazë të potencialit që kanë për të arritur qëllimet dhe objektivat e lartëpërmendura. Preferohet që kandidatët të jenë zyrtarë të qeverisë nga vendet anëtare ose specialistë të lartë në arsimin për të rritur. Eksperienca e tyre ose kyçja në planifikimin dhe implementimin e programeve qeveritare ose joqeveritare për arsimin për të rritur do të paraqesë një interes të posaçëm për ne.

 

Për programin e bursave të CONFINTEA do të kërkohet të mbahet balans në tërësi në aspektin gjeografik (rajonal dhe kombëtar) dhe gjinor.

 

Në këtë aspekt kriteret për zgjedhjen e kandidatëve janë të paraqitura në vijim: 

  • Bursistët e ardhshëm duhet të kenë shumë ekperiencë në literaturë, arsim joformal, në arsim për të rritur ose mësim gjatë gjithë jetës, pa marrë parasysh nëse vijnë nga qeveria, shoqëria civile apo nga ndonjë kontekst studimi;
  •  Ata duhet të jenë të kyçur në përpilimin e politikës ose në planifikimin dhe implementimin e programeve në nivel vendor;
  •  Kyçje të mëhershme në aktivitetet kombëtare që kanë të bëjnë me përgatitjet dhe implementimin e CONFINTEA VI, ose përparsi do të jetë planifikimi i vazhdimit të tij; dhe
  •  Kandidatët duhet të flasin anglisht meqë është gjuha e zakonshme e Institutit, njohja e ndonjë tjetër gjuhe zyrtare të OKB ose të UNESCO-s do të jetë përparësi.  
  •  Ju lutem të keni parasysh se bursat do të jepen vetëm për kandidatët nga vendet në zhvillim ose në tranzicion.

Si të aplikoni: Kandidatët e interesuar duhet të parashtrojnë një aplikim të shkruar tek UIL përmes Komisionit të tyre kombëtar të UNESCO-s. Aplikimet duhet ti kenë parasysh kriteret e lartëpërmendura. Ato do të jepen nëse plotësohen kriteret e zgjedhjes dhe në bazë të disponueshmërisë së fondeve. Afati i aplikimit është 15 qershor 2011.

 

Kontakt: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

 
<<<