dvv international in South East Europe
 
 
Fillimi Njoftime Vëzhgimi i Zbatimit të Kornizës së Belemit për akt-veprim:
Vëzhgimi i Zbatimit të Kornizës së Belemit për akt-veprim:
17 Maj 2011

Njëzet e shtatë ekspertë qeveritarë dhe drejtorë të reparteve joformalë në arsimimin e të rriturve si dhe përfaqësues të organizatave ndërqeveritare dhe civile nga të gjithë regjionet e botës morën pjesë në takimin ndërkombtar në UIS në janar, për të diskutuar qasjet dhe metodat për vëzhgimin e zbatimit të Kornizës së Belemit për akt-veprim.

Duke pasur parsysh natyrën teknike të takimit, grupin e krijuan specialistë nga gjitha byrotë e UNESCO-s dhe nga Instituti i Statistikavë të UNESCO-s (UIS).

Takimi ishte një element i rëndësishëm në strategjinë e UNESCO-s për të koordinuar vëzhgimin e rekomandimeve të theksuara në Kornizën e Belemit. Që më parë, UIL ka skicuar një Strategji të përgjithshme për vëzhgim, për të themeluar një qasje të integruar, për të vëzhguar zbatimin e Kornizës së Belemit dhe zhvillime të përgjithshme në arsimimin e të rriturve dhe mësimin gjatë gjithë jetës. Kjo strategji është dizajnuar për të përfshirë dhe krijuar sinergji me të gjitha aktivitetet në vazhdim ose ato të planifikuara (ato kombtare, regjionale apo ndërkombtare – si dhe UNLD, EFA dhe MDG).

Në procesin e përkthimit të rekomandimeve komplekse dhe mbivendosëse të Kornizës së Belemit, derivoi matrica për vëzhgim si mjet teknik. Kjo mund të përdoret në zbatimin e fushave kyçe në nivel operues dhe mund të shërbejë si shabllon global e përshtatur në kontekste dhe nivele të ndryshme të nevojshme. Më pas, u shtuan pyetje bazë dhe përgjigje indikuese për të përparuar zhvillimin e indikatorëve si dhe si burime potenciale të informimit në procesin e vëzhgimit.

Kundër kësaj pikëpamje, objektivë e parë  e takimit ekspertues është t'i hetojnë me kujdes dhe t'i ndryshojnë këta dy dokumente, të cilat veç më kanë qenë subjekt i një forumi konsultativ ndërkombtar online, në tetor dhe nëntor të vitit 2010. Objektiva e dytë e takimit ishte të diskutohet dhe zhvillohet një sërë indikatorësh të cilët mund të përdoren në një varg kontekstesh. E treta, takimi propozoi fusha plotësuese për hulumtim të rëndësishëm, për të ndjekur zbatimin e Kornizës së Belemit.

Ky takim solli një numër eksperiencash në progresin nxitës dhe vëzhgues tek arsimimi i të rriturve kombëtar dhe ndërkombëtar, edhepse shumë prej tyre nuk ishin të rrethuar në CONFITEA VI. Një kundërpërgjigje e rëndësishme ndihmoi në pasurimin e Strategjisë vëzhguese, paraqitjen e nevojës për të qartësuar konceptet mëtutje dhe për të vazhduar mbrojtjen e arsimimit të të rriturve.

Dy çështjet e veçanta nga pjesëmarrësit vërtetuan shprehjen e UNESCO-s për strategjinë e zbatimit si dhe pasqyruan komentet nga online konsultimet. Pikë së pari, kontekstet dhe specifikimet kombëtare duhet të merren parasysh, dhe pronësimi i procesit vëzhgues duhet qëndrojë në nivel kombëtar, edhe nëse  komplet strategjia për vëzhgim është në fushë globale. E dyta, vëzhgimi i arsimimit të të rriturve në përgjithësi dhe në veçanti Korniza e Belemit duhen të jenë të efektshme me procese tjera raportuese, të dyja ndërkombëtare si kombëtare ( dhe përgjatë ministrive).

Takimi vuri në sprovë potencialin e Matricës për vëzhgim si shabllon global dhe i pasqyroi indikatorët e mundshëm bazë ndërkombëtarë. Aty u diskutua procesi kombëtar për vëzhgim dhe u parashtruan pyetje të rëndësishme rreth vëzhgimit të fushave kyçe në Kornizën e Belemit (politika, qeverisja, financimi, pjesëmarrja dhe kualiteti). Kontekste specifike të vendit dhe prioritete regjionale u morën në konsideratë. Nga këto diskutime dolën sugjerime shumë të dobishme për udhëzimet dhe pyetjet që do t'i përgatisë UNESCO në raportet e para të CONFITEA në progresin kombëtar. Ishte e ditur se një anketë e qartë dhe e strukturuar mirë mund të jetë vendimtare në udhëheqjen e procesit raportues.

Si rezultat, u sugjeruan prioritete për çështjet e ardhshme në Raportin Global për arsimim tek të rriturit dhe edukim (RGAE), të cilat do të jenë instrumentet kryesore të UNESCO-s për t'i dhënë një llogari globale procesit të CONFITEA-së. Një propozim specifik fokuson në aspektin tematik në secilin Raport Global të ardhshëm, përveç një vargu pyetjesh bazë në zhvillimin e përgjithshëm tek arsimimi i të rriturve. Një strukture e mundshme mund të jetë një ndarje e Raportit Global në dy plesë: njëra me një pamje në progresin e fushave kyçe të Kornizës së Belemit për Akt-veprim dhe tjetra me një fokusim në një temë specifike. Raporti Global i adhshëm, i paraparë të publikohet në vitin 2012, ku udhëzimet kombëtare dhe raportet e tija do të përgatiten nga fundi i vitit 2011, fokusohet në "alfabetizimin e të rriturve".

Duke komplementuar diskutimet intenzive mbi procesin raportues kombëtar me ndihmën e udhëzuesve, takimi propozoi disa fusha specifike ku në hulumtime të thella do të jetë e nevojshme të jipet informata e cila nuk mund të jipet në raportet kombëtare. Fushat prioritare rekomanduan hulumtim të mëtutjeshëm rreth definicioneve konceptuale, mekanizmit financues, alfabetizimit dhe njohjes, vlerësimit dhe akreditimit të të mësuarit.

Edhepse takimi nuk i arriti të gjitha objektivat, ai prodhoi një numër këshillash të vlefshme për UNESCO-n në vëzhgimin e rekomandimeve brenda Kornizës së Belemit. UIL tash është duke zhvilluar udhëzues preliminar për raportimin e progresit kombëtar, në bashkëpunim të ngushtë me UIS dhe repartin e UNLD-së  në selinë e UNESCO-s. Këto do të diskutohen me thellësisht në takimin e dytë të Grupit këshilldhënës të CONFITEA-së VI që do të mbahet në Mexico City, Meksikë, më datë 28 Maj 2011.

 
<<<