dvv international in South East Europe
 
 
Fillimi Aktivitetet Punëtori Lublanë
Rezultatet nga Konferenca dhe seminari rajonal për CONFINTEA VI në veprim

Në ftesë të Ministrisë së arsimit dhe sporteve të Sllovenisë dhe e organizuar nga dvv international në bashkpunim me Shoqatën sllovene për arsimimin e të rriturve, me datë 2 qershor 2011 u mblodhën rreth 40 ekspertë nga Sllovenia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Serbia dhe Kosova (përfshirë edhe të ftuarit nga Armenia, Bellorusia, Norvegjia dhe Republika Çeke) në Lublanë për t’i identifikuar pikat e përbashkëta rajonale të cilat do të shqyrtohen në Konferencën ndërkombëtare të UNESCO-s mbi arsimimin e të rriturve. Kjo ngjarje e rëndësishme është mbajtur në dhjetor të vitit 2009 në Belem, Brazil, ku u nënshkrua Korniza e Belemit për akt-veprim dhe 144 qeveri premtuan se do t’i përmirësojnë të gjitha kushtet për arsimim për të gjithë të rriturit me qëllim që të ekuipojnë njerëz me dituri, mundësi, aftësi, kompetenca dhe vlera të domosdoshme, për t’i ushtruar dhe avancuar të drejtat e tyre dhe për të marrë fatin e tyre në dorë. Kështu që ato e rikonfirmuan rolin kritikues të mësimit gjatë gjithë jetës duke iu qasë çështjeve globale dhe edukative si dhe sfidave dhe nevojën për të mundësuar pjesëmarrje dhe përfshirje.

Konferenca dhe seminari rajonal ishin një mundësi e shkëlqyeshme për të këmbyer experiencat nga një bashkëpunim i mirë nga pjesëmarrës të ndryshëm (institutet qeveritare, organizatat shoqërore civile, shoqatat profesionale etj.) nga rajoni i Evropës juglindore gjatë përgatitjes së CONFINTEA VI në vitin 2008. Në pjesën e parë të konferencës pjesëmarrësit shpallën rezultatet nga seminari kombëtar për zbatimin dhe vëzhgimin e procesit të mëtejshëm të CONFINTEA VI të cilat u mbajtën në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi gjatë muajit Shkurt dhe Mars të vitit 2011. Shembuj nga praktika e mirë që veç më është zbatuar në sektorin e Arsimimit për të rritur në Slloveni, Republikën Çeke dhe Norvegji, pasuruan mëtutje këmbimin. Arne Carlsën, i emëruar si drejtor i ri i Institutit të UNESCO-s për mësim gjatë gjithë jetës me seli në Hamburg, dha një përmbledhje të gjerë mbi zhvillimet pas konferencës së Belemit duke përfshirë strategjinë e komunikimit.

Në pjesën interaktive gjatë konferencës, pjesëmarrësit e seminarit i përmendën çështjet më të rëndësishme për t’u shqyrtuar në nivel rajonal lidhur me Kornizën e Belemit për veprim:

  • të lobojnë për arsimimin e të rriturve dhe ta reklamojnë atë 
  • të zhvillohet metodologji e përbashkët në mbledhjen e të dhënave 
  • të këmbehet praktikë e mire 
  • të identifikohen standarde të përbashkëta për kualitet dhe qëllime për arsimimin e të rriturve 
  • dhe, të vazhdohet bashkëpunimi rajonal duke pasë parasysh përgatitjen e raporteve të mesme dhe procesit përgatitor të CONFINTEA VII!

 

Veçanërisht i rëndësishëm ishte këmbimi i grupeve punuese ku të gjithë pjesëmarrësit paten mundësinë për të diskutuar rreth hapave të mëtejshme për zbatimin bazuar në matricën vëzhguese të Kornizës së Belemit për veprim.

Çfarë mund të bëhet në nivelin rajonal?

 

Politika, Qeverisja, Financimi

  • të zhvillohen korniza dhe udhëzues të përbashkët; të harmonizohen veprimet strategjike
  • të stimulohet këmbimi i praktikës së mire nëpër vende të ndryshme
  • të ndërtohen partneritete shoqërore – mbështetje tripalëshe
  • të zhvillohen programe të përbashkëta për kompetenca (të mundësohet mobilitet në rajon)
  • të zhvillohen standarde të kualitetit të përbashkët 
  • të reklamohet mësimi gjatë gjithë jetës (psh. festivale rajonale) 
  • të përmirësohet bashkëpunimi ndërministror
  • të ndahet përgjegjësia financiare për arsimimin e të rriturve
  • të përfshihet sektori privat

 

Pjesëmarrje, përfshirje

  • të themelohet grupi më i avancuar punues rajonal, grupe, nevoja dhe barriera objektive
  • të identifikohen qëllime të përbashkëta dhe grupe objektive për pjesëmarrje
  • të identifikohen standarde të kualitetit në nivel rajonal për pjesëmarrje, alfabetizim dhe tema tjera
  • të reklamohet alfabetizimi (përfshirë alfabetizimin brenda gjeneratave) 
  • të krijohet forumi rajonal ose portali për këmbimin e praktikës së mire së pjesëmarrjes (veçanërisht grupet e margjinuara) dhe alfabetizimit.
  • të organizohen takime dhe seminare për ekspertë dhe nxënës në nivel rajonal
  • të organizohen projekte rajonale
  • të bëhet anëtar i Rrjetit Evropian për Aftësi Elementare
  • të përfshihen investitorët e përgjegjshëm në mënyrë shoqërore

 

Kualiteti

  • të zhvillohet metodologji e përbashkët, duke iu referuar standardeve evropiane
  • të përmirësohet aftësia për krahasimin e kualiteteve në rajon
  • të zhvillohet qasje sipas modulit dhe sistem kreditor 
  • të zhvillohen kriterë dhe indikues të përbashkët për sikurimin e kualitetit, psh. të vendoset një sistem i përbashkët për verifikim dhe qendra të përbashkëta për ekzaminim.
  • të zhvillohet trajnimi i trajnuesve në nivel rajonal dhe të definohen kompetenca të përbashkëta (shembull: Akademia rajonale andragogjike – ARA e dvv international),

 

Të shkruarit e raporteve në afat të mesëm

  •  të vendosen ekipe kombëtare dhe të krijohet grup i ekspertëve rajonal me detyrë për të mundësuar këmbim, të sqarohet struktura dhe metodologjia e rrjetit të UIL-së, të mblidhen informata nga rajoni dhe të kontaktohet UIL në Hamburg
  • të kërkohet mbështjetje financiare (në nivel kombëtar, Komisioni Evropian, dvv international, UNESCO)
  • të fillohet me kohe përgatitja e raporteve në afat të mesëm!
  • të përfshihen politikanët e rangut të lartë
  • të definohen argumentet për të bindur pushtetin

 

Disa nga çështjet dhe problemet e lartpërmendura janë subjekte të ekipit special të KBR-së (Këshilli për Bashkëpunim Rajonal Brenda kornizës së Procesit Bashkëpunues së Evropës juglindore – PBEJL). Kështu që bashkëpunimi me KBR-në do të jetë i dobishëm për zbatimin dhe vëzhgimin rajonal të Kornizës së Belemit për veprim. 

 
<<<