dvv international in South East Europe
 
 
Fillimi Njoftime Instituti për arsim i UNESCO-s paraardhësi i UIL (instituti i UNESCO-s për arsim gjatë gjithë jetës), u formua para 60 viteve
Instituti për arsim i UNESCO-s paraardhësi i UIL (instituti i UNESCO-s për arsim gjatë gjithë jetës), u formua para 60 viteve
04 Korrik 2011

Qershori i vitit 2011 shënon 60 vjetorin e takimit të parë të bordit drejtues të institutit për arsim të UNESCO-s (UIE), paraardhës i institutit për arsim gjatë gjithë jetës të UNESCO-s. Takimi u mbajt prej 17 deri më 19 qershor të vitit 1951 në Weisbaden të Gjermanisë ku morën pjesë edhe Maria Montessori dhe Jean Piaget. Anëtarët e bordit drejtues i formuan draftet e statuteve dhe e caktuan për drejtor profesorin Walter Merck, profesor I arsimit komparativ në Univerzitetin e Hamburgut.

Angazhimi i UNESCO-s ndaj Gjermanisë së post-luftës, që u shpreh gjatë Konferencës gjenerale, të mbajtur në Firencë në qershor të vitit 1950, çoi deri në formimin e Insititutit për arsim të UNESCO-s sëbashku me dy institutet e tjera: atë të Rinisë dhe Shkencave sociale, që tani më nuk ekzistojnë. UIE u krijua si mjet për promovimin e të drejtave të njeriut dhe mirëkuptimin ndërkombëtar.

Gjatë viteve të para, puna e UIE mbulonte një fushë të gjërë temash, duke filluar nga arsimi parashkollor e deri në atë të të rriturve, dhe nga ai formal deri në atë joformal. Sidoqoftë, seminari i parë ndërkombëtar i këtij instituti, ' arsimi i të rriturve si mjet për zhvillimin dhe forcimin e përgjegjësisë sociale dhe politike', I dha sinjal detyrës së tij themelore – arsimit të të rriturve.

Derisa 13 vitet e para të punës së UIE u fokusuan në Europë, Instituti I ridrejtoi qëllimet e tij drejt vendeve në zhvillim, pas vendimit që u morr në Konferencën gjenerale të UNESCO-s në vitin 1965, ku u vendos se bordi drejtues i UIE duhet të përfshijë edhe përfaqësues nga të gjitha regjionet e botës. Ky ndërrim u bë plotësisht funksional gjatë viteve të 80-ta kur UIE lançoi aktivitetet e tij globale për post-alfabetizmin dhe arsimin e vazhdueshëm.

Pas publikimit të raportit të Faure të mësosh të jesh (Learning to be) në vitin 1972, arsimi gjatë gjithë jetës u bë dhe është edhe sot princip udhëheqës i punës së Institutit.

Konceptualizimi dhe organizimi i Konferencës së pestë ndërkombëtare mbi Arsimimin për të rritur (CONFINTEA V) që u mbajt në Hamburg në vitin 1997 ishte pikë e lartë e UIE-së. CONFINTEA V shënoi kulmin e njohjes dhe përkushtimit global në arsimimin tek të rriturit dhe edukimin jo formal. CONFINTEA VI që u mbajt në Brazil në vitin 2009, sipas këtij nënkuptimi holistik të arsimimit të të rriturve dhe edukimit jo formal, ndërtoi një perspektivë mbi mësimin e gjerë dhe gjatë gjithë jetës dhe u pajtua me masat konkrete për të realizuar këtë vizion në veprim.

Në vitin 2007, Instituti u transformua nga të qenurit fondacion nën ligjin civil gjerman, në një Institut ndërkombëtar me përvojë UNESCO. Një marrëveshje në vendin pritës është biseduar mes qeverisë gjermane, UNESCO-s dhe qytetit të lirë dhe hanseatik të Hamburg-ut, ku Instituti ishte themeluar qysh në vitin 1951. Qyteti tani i jep Institutit truallin e vilës historiane Albert Ballin në Feldbrunnenstrasse. Ndryshimi i statusit legal i parapreu një ndryshimi të emrit edhe atë Instituti i UNESCO-s për mësim gjatë gjithë jetës në vitin 2006 duke pasqyruar fokusimin shumë vjeçar mbi arsimimin e të rriturve si dhe edukimin jashtë objektit shkollor dhe jo formal brenda një perspektive të mësimit gjatë gjithë jetës.

Së fundmi Arne Karllsën nga Danimarka, emërua drejtor i Institutit të UNESCO-s për mësim gjatë gjithë jetës, duke pasuar Adama Ouane nga Mali, i cili ishte drejtor nga viti 2000 deri në vitin 2011. Drejtorë të mëparshëm të UIE-së ishin Valter Merk nga Gjermania (1951-1955); Alv G. St. Langeland nga Norvegjia (1955-1958), Hans Venke nga Gjermania (1958-1959); Saul B. Robinson nga Gjermania/Izraeli (1959-1963); Gustaf Ogren nga Suedia (1964-1967); Tetsuja Kabajashi nga Japonia (1968-1972); Dino Karelli nga Argjentina (1972-1979); Ravindra Dave nga India (1979-1989) dhe Pol Belanzhe nga Kanadaja (1989-1999).

Instituti i është mirënjohës gjithë partnerëve dhe donatorëve që kanë mbështetur punën e tij përgjatë viteve – sidomos UNESCO-s, qytetit të lirë dhe hanseatik të Hamburg-ut, Ministrisë për punë të jashtme në Gjermani, Bashkimit Evropian, qeverive të Brazilit, Kanadasë, Danimarkës, Nigerisë, Norvegjisë dhe Suedisë si dhe Agjensisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC).

UIL ështl një nga gjashtë Institutet e UNESCO-s për edukim. Ai promovon politikën dhe praktikën e mësimit gjatë gjithë jetës dhe fokusohet në arsimimin e të rriturve, alfabetizimin dhe arsimimin jo formal.

 
<<<