dvv international in South East Europe
 
 
Fillimi Njoftime U lançua portali mbi Kornizën për kualifikime europiane
U lançua portali mbi Kornizën për kualifikime europiane
21 Korrik 2011

Korniza për kulaifikime europiane për të mësuarit gjatë gjithë jetës (EQF) mundëson një kornizë të përbashkët të referencave, që ndihmon në krahasimin e sistemeve nacionale për kualifikim, kornizave dhe niveleve të tyre.

Shërben si mjet për përkthim për t'i bërë kualifikimet më të lexueshme dhe kuptueshme nëpër shtetet dhe sistemet e ndryshme në Europë dhe kështu të promovojë të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe mobilizimin e qytetarëve europian për shkaqe studimi apo për punësim jashtë vendit..

Për ta kryer punën e EQF, shtetet europiane që marin pjesë në 'Arsimimi dhe trajnimi 2020' janë të ftuara t'i lidhin nivelet e tyre kombëtare të kualifikimeve me nivelet adekuate të EQF dhe ta cekin nivelin relevant të EQF-së në të gjitha çertifikatat e reja të kualifikimeve, diplomat dhe dokumentet e Europass-it.

Portali i EQF i mundëson edhe rezultatet e proceseve kombëtare për t'i lidhur nivelet kombëtare të kualifikimeve me nivelet e EQF-së. Në faqen 'Krahasoni kornizat e kualifikimeve (Compare Qualifications Frameworks) mund të krahasohen nivelet kombëtare të kualifikimeve të shteteve që tashmë e kanë finalizuar procesni e referimeve dhe janë lidhur me EQF.

Portali i EQF i jep edhe informatat për implementimin e 'About the EQF'( Për EQF ), '}Key Terms' (termet kyçe)për të cilat janë dakorduar të gjitha shtetet pjesmarrëse në EQF dhe që janë qenësore për t'u konsideruar gjatë bashkëpunimeve me palët në nivele kombëtaredhe ndërkombëtare për implementimin e EQF-së.Portali i Eqf-së synon edhe drejt mbledhjes së dokumentacionit (Documentation) – tekst ligjor i rekomandimit mbi formimin e EQF-së, dokumente të tjera kyçe të politikave dhe shënime të EQF-së, ndërsa 'Useful links' ju çon deri tek burimet e tjera të informatave që mund të rezultojnë të dobishme për krahasueshmërinë e kualifikimeve. Është edhe mundësia për lexim dhe regjistrim për tema të ndryshme të 'EQF Newsletter', përmes portalit të EQF.

http://ec.europa.eu/eqf/home_en.htm

 
<<<