dvv international in South East Europe
 
 
Fillimi
CONFINTEA VI në veprim

Në dhjetor 2009 është mbajtur konferenca e 6-të e CONFINTEA mbi arsimin për të rritur. Qëllimi i CONFINTEA VI ka qenë ( dhe është ) të përforcohet ideja e "të jetuarit dhe të mësuarit për një të ardhme më të suksesshme; fuqia e arsimit për të rritur ". Për të arritur këtë qëllim, janë bërë disa rekomandime globale sëbashku me një listë direktivash për organizatat dhe institucionet aktive në fushën e arsimit për të rritur. Dokumenti që përmban direktivat dhe rekomandimet për çështjet si: shkrim-leximi i të rriturve, politika, qeverisja, finansat, pjesëmarrja, inkuadrimi, drejtësia dhe barazia është quajtur "Korniza e Belémit në veprim".

Edhepse Korniza e Belémit në veprim është lavdëruar për përfshirjen e një vargu të gjërë çështjesh, ajo gjithashtu ka qenë edhe subjekt i kritikave. Problemi kryesor që është parashtruar në debate publike ka qenë pohimi se Korniza e Belémit në veprim është shume globale. Me fjalë të tjera, direktivat dhe rekomandimet duhet të fokusohen dhe implementohen në nivele rajonale dhe nacionale.

Duke pasur këtë parasysh, CONFINTEA VI në veprim, është organizuar me qëllim që të bëjë Kornizën e Belémit në veprim më të dukshme, dinamike dhe të arritshme për organizatat dhe njerëzit aktivë në fushën e arsimit për të rriturit në Europën juglindore. Kjo mund të shihet si një përkthim i direktivave globale të Kornizës e Belémit në veprim në një verzion më të arritshëm të Europës juglindore për çfarë duhet bërë për të përmirësuar Mësimin e gjatë gjithë jetës në rajon.

Një tjetër çështje problematike është se arsimi për të rriturit dhe mësimi i gjatë gjithë jetës ende luftojnë me imazhin se janë diçka vetëm për njerëzit më në moshë dhe të mërzitur. Prandaj CONFINTEA VI në veprim synon të promovojë perceptimet e arsimit për të rritur dhe të mësimit gjatë gjithë jetës si koncepte dinamike, që janë një proces i mësimit dhe zhvillimit personal që vazhdon çdo ditë gjatë tërë jetës së një personi.

 
<<<